Kryetari i Istogut: Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Labinot

14 nëntor 2020 | 14:47

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka shkruar për vdekjen e asamblistit të PDK-së, Labinot Aliaj.

“Me pikëllim morëm lajmin e hidhur për ikjen e hershme të asambleistit të kuvendit komunal të komunës së Istogut Labinot Aliaj. Labinoti do të na mungojë shumë të gjithëve por angazhimi dhe vepra e tij do të mbetet udhërrefyes për secilin të ri të komunës tonë”.

“Në emër të Komunës së Istogut, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëpuntorëve të Labinotit. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Labinot”, ka shkruar kryetari Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka shprehur ngushëllime familjes…