Kryetari i Junikut bënë homazhe te varri i dëshmorit Sadik Ramë Ganijaj
23 korrik 2018
| 15:24
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i dëshmorit Sadik Ramë Ganijaj në fshatin Gjocaj.
Kryetari Kuçi ka kërkuar nga familja Ganijaj dhe të gjitha familjet e dëshmorëve që t’i rivarrosin të gjithë dëshmorët e rënë në një vend.
“Duke u ngritur një lapidar i përbashkët që gjithmonë t’i nderojmë dhe t’i kujtojmë të bashkuat, ashtu siç ishin të bashkuar edhe në luftë, sepse të vetmin ideal kishin çlirimin e Kosovës”, ka thënë Kuçi.
Familja e Ganijaj u pajtua me këtë ide të kryetarit Kuçi dhe shprehen gatishmërinë që të bashkëpunojnë në këtë drejtim.
/Epoka e re/