Kryetari i Junikut mban takim me bashkatdhetarë
07 gusht 2019
| 13:19
Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka mbajtur takim me bashkatdhetarë, me të cilët ka biseduar për brengat e diasporës dhe zhvillimet që po ndodhin në këtë komunë.
Kuçi ka thënë se qytetarët tanë nga diaspora dhanë kontributin e tyre me sugjerime dhe projekt ide, duke shprehur gatishmërinë për përkrahje në lehtësim dhe shtytje para të zhvillimit të projekteve zhvillimore me interes për komunitetin.
/Epoka e re/