Kryetari i Junikut merr vaksinën anti-Covid
30 korrik 2021
| 22:24
Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.
“Në kuadër të përballjes me virusin Covid-19, sot u vaksinova me dozën e parë të vaksinës Pfizer- Biontech në QKMF – Ali Hoxha në Junik, me shpresë që të mbrohemi dhe të kemi sa më pak infeksione në vend”, ka shkruar Kuçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kryetari Kuçi ka shprehur mirënjohje të lartë për punën e palodhshme të stafit të QKMF-së.
“Vaksinohu edhe ti! Mbroje veten dhe të tjerët”, ka shkruar Kuçi.