Kryetari i Junikut nënshkruan memorandum për efiçiencën e energjisë
07 shkurt 2020
| 13:59
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi në kuadër të projektit: “Iniciativat testuese për investimet e njësive të banimit në efiçiencën e energjisë”, që si objektiv kryesor ka të inkurajojë zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe të burimeve të ripërtritëshme të energjisë në sektorin e banimit përmes pakos ndërhyrëse HER.
Pakoja ndërhyrëse parasheh ndërhyrjet në ruajtje të energjisë, investime këto me fokus në renovimet për efiçiencë në njësitet e banimit, kryesisht të rastet sociale dhe të rastet ku gruaja është kryefamiljare.
Ky projekt është financuar nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës.
/Epoka e re/