Kryetari i Kaçanikut akuzon asambleistët e VV-së: I thanë jo investitorëve gjermanë

25 dhjetor 2020 | 00:10

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka shprehur indinjaten e tij rreth votimit të asmambleistëve kaçanikas të Lëvizjes Vetëvendosje dhe e përkrahur edhe nga partitë opozitare duke dhënë votën kundër për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale një kompanisë gjermane.

Ilazi përmes njoftimit që e ka bërë në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se këta asambleistë opozitar pamundësuan të investohet 700 mijë euro dhe të punësohen mbi 20 veta, në komunën tonë.

Postimi i plotë i Ilazit:

I thuhet “JO” investimit të huaj (Gjerman) në Kaçanik!

Sot në mbledhjen e kuvendit, në rendin e ditës ishte edhe rekomandimi i komisionit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për një kompani gjermane, e cila siguronte mbi shtatëqind mijë euro 700,000.00 € investime dhe mbi 20 punëtor si fillim.

Për çudi, Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtoi fuqishëm këtë rekomandim, duke votuar kundër si dhe u përkrah edhe nga partitë tjera opozitare.

Pikërisht kjo parti, gjate tërë kohës proklamon në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve, mirëpo me veprimin e sotshëm, haptas dëshmoi edhe një herë qe janë kundër parimeve të tyre.

Nuk guxojmë t’ia krijojmë vetes atë luks që t’i zmbrapsim investitorët e huaj, sidomos në këtë kohë të pandemisë dhe mbi të gjitha për Kaçanikun tonë të dashur.

Jemi të vendosur që zhvillimit të Kaçanikut t’ia japim drejtimin e duhur edhe atëherë kur kundërshtohet nga opozita që po ashtu thirret në përfaqësim të qytetarëve. Përkundër këtyre veprimeve të opozitës, ne jemi të vendosur që qytetarëve të Kaçanikut t’iu mundësojmë investime ngado që vijnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë me…