Kryetari i Kamenicës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike
16 dhjetor 2019
| 15:11
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet publike (rrugë e sheshe), brenda territorit të kësaj komune.
Kjo urdhëresë ka hyrë në fuqi më 14 dhjetor dhe vlen deri më 2 janar 2020.
Me këtë rast, kryetari Kastrati, ka thënë se vendimi për ndalimin e mjeteve piroteknike është bërë për shkak të sigurisë së qytetarëve në segmentet rrugore publike. Në këtë kontekst, Kastrati u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta respektojnë këtë urdhëresë, pasi mosrespektimi i saj nënkupton shqiptimin e gjobave nga inspektorët komunalë të Kamenicës.
/Epoka e re/