Kryetari i Kamenicës nënshkruan marrëveshjet për shërbime të energjisë
01 mars 2022
| 12:15
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se janë nënshkruar marrëveshjet për shërbime të energjisë, mes Komunës së Kamenicës dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë.
Sipas tij, këto marrëveshje janë për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në Gjimnazin “Ismail Qemali” në vlerë prej 183,026.98 euro dhe zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në Qendrën për Punë Sociale në vlerë prej 117,083.42 euro.