Kryetari i Kamenicës pret në takim futbollistin Donat Rrudhani
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport e kanë pritur të premten në takim futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Donat Rrudhani.
“Donati, na bën krenar si komunë e si vend. Pata kënaqësinë që sot në zyrë të pres talentin kamenicas, futbollistin e dëshmuar të Përfaqësueses së Kosovës, Donat Rrudhani. Folëm për sukseset e tij të shumta, përfaqësimin dinjitoz që i bën vendit në ekipin e përfaqësueses, por edhe neve si qytet. I tregova nga afër edhe punët e mira si dhe investimet që po bëhen në infrastrukturën sportive. Kamenica ka një numër talentësh të dëshmuar në futboll, e për ne është detyrë që të krijojmë kushte sa më të mira, ambient të përshtatshëm e mbështetje të vazhdueshme për ata që do të vijnë në vazhdim. Faleminderit për vizitën Donat!”, ka shkruar Rrahimaj në “Facebook”.