Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, thirrje Ukrainës, Qipros, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë ta njohin Kosovën

21 shkurt 2023 | 08:07

Ditëlindja e 15-të e Republikës së Kosovës është festuar dje në Vjenë të Austrisë.

Nga kjo festë, kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, e ka zgjedhur një mënyrë që vendet që nuk e njohin Kosovën shtet, ta bëjnë një gjë të tillë.

Fehlinger e ka zgjedhur rrjetin social Twitter që ta bëjë një gjë të tillë, duke u bërë thirrje Qipros, Rumanisë, Greqisë, Ukrainës dhe Serbisë që ta njohin Kosovën si shtet, por me diçka në këmbim.

“Duke festuar ditëlindjen e 15-të të Republikës së Kosovës sot, në Vjenë, në zemër të Austrisë Neutrale, bëj thirrje për anëtarësim në NATO, Kosovën, Austrinë dhe Ukrainën”.

“Unë i bëj thirrje Qipros ta njohë Kosovën dhe ju do të hyni së bashku në NATO. 15 vjet, koha për ta bërë këtë!”, ka shkruar Fehlinger në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë mëngjesin e 6…