Kryetari i Këshillit të Prindërve: 70-80 euro kushtojnë librat për një fëmijë

21 gusht 2023 | 19:35

Besnik Dragusha, kryetar i Këshillit të Prindërve, ka thënë se në krahasim me vitet paraprake, librat për fëmijë mund të kushtojnë deri në 80 euro.

“Nuk kemi informacione se sa kushtojnë aktualisht, nga vitet paraprake, kanë kushtuar nga 70-80 euro që librat për një fëmijë”, u shpreh Dragusha.

“Unë kuptova që fillimisht do të bëhet rimbursimi i librave dhe më pas do të bëhet blerja që nënkupton parapagim dhe jo rimbursim”.

Dragusha potencoi se ata do të dëshirojnë që të bëjnë realizimin e kësaj duke u bazuar në çmimet e viteve paraprake.

Ai në fund i bëri thirrje ministrisë që t’i blejnë librat dhe të shpërndahen si më herët.

“Për ne si prindër, do të ishte më e leverdishme, dhe ne i bëjmë thirrje ministrisë, që realizimin, ata t’i blejnë librat, nuk kemi nevojë për rimbursime por ne kemi nevojë për libra të gatshëm që shpërndahen në shkolla si ka qenë në vitet paraprake”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e takimeve njoftuese, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,…