
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, viziton Klubin e Futbollit Dukagjini
Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka vizituar dje pasdite Klubin e Futbollit Dukagjini, të cilit i ka uruar fat në kualifikimet për UEFA Conference League.
Në llogarinë personale në “Facebook”, Elezaj ka shkruar: “I vizitova sot futbollistët e KF Dukagjinit për t’u uruar fat në kualifikimet për UEFA Conference League. Theksova se ata po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre në nivel vendi dhe kam besim të plotë se do të bëjnë paraqitje shumë të mira edhe në gara evropiane.
Sukseset e Dukagjinit nuk janë të rastësishme, por rezultat i punës së madhe që është bërë në klub nga presidenti i klubit, Fabian Veseli, dhe të gjithë ata që e ndihmuan, drejtori Korab Desku, stafi teknik në krye me Armend Dallkun, futbollistët e KF Dukagjinit, dhe të gjithë qytetarët e Klinës dhe të qyteteve të tjera që e mbështetën.
Të enjten të gjithë së bashku në stadiumin “Fadil Vokrri” në mbështetje të klubit të zemrës KF Dukagjini”.