Kryetari i KMSh-së kërkon nga Papa që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës

08 maj 2022 | 13:18

Me ftesë të Papa Françeskut, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSh), Bujar Spahiu, ka vizituar shtetin e Vatikanit, nga ku është pritur  në një audiencë të veçantë nga Papa.

Takimi kokë më kokë midis Papa Françeskut dhe kryetarit Spahiu ka zgjatur për më shumë se 30 minuta.

Bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri, dokumenti i vëllazërisë njerëzore i nënshkruar midis Imamit të Madh të Al-Az’har, Ahmed Tajib dhe Papa Fançeskut, ishin temë kryesore e bisedës që z. Spahiu zhvilloi gjatë audiencës me Papën.

Dy krerët e lartë kanë ndarë mendime të njëjta për rolin që luan feja në marrëdhëniet ndërnjerëzore, kontributin që ajo luan për ruajtjen e këtyre vlerave, sidomos në mbrojtjen e familjes, si qelizë themelore e shoqërisë, rol të cilin ata e vlerësuan si të pa çmueshëm.

Papa ka vlerësuar rolin e veçantë të kryetarit Spahiu në promovimin dhe përhapjen kudo në Shqipëri të dokumentit të firmosur në Abu Dabi mbi vëllazërimin njerëzor.

Kryetari Spahiu gjatë audiencës, i ka kërkuar Papa Françeskut mbështetjen e shtetit të Vatikanit për pavarësinë e Kosovës.

Të dy krerët kanë shkëmbyer edhe dhuratat e rastit në fund të takimit.

Takimi midis Papës dhe kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është i pari në llojin e tij që prej themelimit të KMSh-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Youri Tielemans pritet të jetë ndër futbollistët e parë që…