Kryetari i komisionit intervistues në KEK që iu punësua vëllai: Jam përkrahës i Albin Kurtit

05 prill 2022 | 22:49

Detaje të reja po dalin nga skandali i punësimeve në KEK, ku në konkursin e fundit u punësuan militantë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë të menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje.

Në mesin e të punësuarve ishte edhe Leotrim Shala, vëllai i inxhinierit të Termocentralit Kosova B, Yll Shala, i cili njëherësh ka qenë edhe kryetar i komisionit intervistues të punësimit.

Yll Shala e ka pranuar publikisht se është përkrahës i kryeministrit Albin Kurti.

“Ne jemi nën betim. Jam anëtarë i komisionit nuk muj me dhënë deklarata pa më autorizu KEK-u.

Patriot Brahimi nuk ka qenë te ky komision ai ka qenë në tjetër komision. Secili komision e ka pas detyrën e vet sipas rregullave. Ai ka kërkuar ndihmë, sqarime nëpërmjet rrjeteve sociale. Ia kam dhënë sqarimet. Ai nuk ka qenë tek unë, ka qenë në komision tjetër. Unë jam një përkrahës i Albin Kurtit”, ka thënë Shala në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Ai në një formë e ka pranuar se edhe vëllai i tij është pranuar në KEK.

“Vllau im nuk ka qenë tek teknikët e makinerisë. Pyetni vllaun tim ai iu kallxon ma mirë. Unë jam përgjegjës për teknik të makinerisë. Aty nuk ka pasur shkelje asnjë pikë. Ato që kanë dalë në portale të ndryshme janë shpifje. Vëllau im është inxhinier i makinerisë. Unë nuk i di ato duhet me vet komisionin që e ka punësuar”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika Çeke ka dërguar disa tanke T-72 dhe automjete luftarake…