Kryetari i Komunës së Kumanovës infektohet me “Korona”
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, pas bërjes së testit për virusin “Korona”, rezultati i ka dalë pozitiv. “Sapo mora rezultatet për personat e rinj pozitivë me Covid-19 në Kumanovë. Gjithsejtë 40 qytetarë të mi të dashur, mes të cilëve edhe unë personalisht”, ka shkruar në profilin e vet në FB, Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës.
“Ju inkurajoj që bashke dhe të disiplinuar të vazhdojmë luftën kundër kësaj të keqeje të përbashkët, e di se do ta mposhtim, jam I bindur në këtë, ju lutem që të jemi të përmbajtur, nuk ka vend për panik, kërkoj nga ju disiplinë, respektim të masave dhe rekomandimeve për distance sociale. Ju lutem nga shpirti dhe zemra, Ju lutem respektoni masa, shmanguni kontakteve të afërta, shëndeti është mbi të gjitha, kështu do të fitojmë të gjithë”, ka shkruar më tej Dimitrievski. /Epoka e re /