Kryetari i komunës së Lipjanit ndan çelësat e banesave për 10 familje

27 qershor 2023 | 17:58

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka shpërndarë çelësat e banesave për 10 familje me gjendje të vështirë ekonomike

Ahmeti gjatë ceremonisë së dorëzimit të çelësave për familjet e përzgjedhura, ka theksuar se për komunën është e rëndësisë së veçantë zgjidhja e çështjes së banimit për familje në nevojë, sidomos sot që në prag të festës së Kurban Bajramit ta bëjmë shpërndarjen e këtyre banesave.

Kryetari Ahmeti u ka uruar familjeve përfituese t’i gëzojnë banesat me shëndet për familjet e tyre.

Nga ana tjetër përfituesit e këtyre banesave u shprehen të lumtur dhe falënderuan kryetarin Imri Ahmeti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka cilësuar prezencën e…