KRYETARI I KOMUNËS SË RAHOVECIT SMAJL LATIFI VIZITON NËNË STANËN

05 shkurt 2025 | 21:16

Pas mikëpritjës së madhe që ia ka bërë Nënë Stanës në Rahovec më 27 Janar 2025, Kryetari i Smajl Latifi ishte në vizitë ekskluzive, në shenjë respekti e ndrimi te Nënë Stana në Peshter të Brusit!

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i kishte premtuar Nënë Stanës se do ta vizitonte në shtëpinë e saj, në Shtëpinë Bazë të UÇK-së në Lagjen Peshter të Brusit!
Kryetar Smajl Latifi i erdhi Nënë Stanës, sikur djemt besnik ndaj Nënave të mëdha të kombit, ashtu sikur shkojnë djemt te Nënat e Tyre!

I nderuar Kryetar i Komunës së Rahovecit, shok, bashkëveprimtar e mik Smajl Latifi, mirënjohje e respekt për Ty, për vizitën që ia bëtë Nënë Stanës, Nënës së UÇK-së!

Ishte knaqësi ta shoqëroja Kryetarin e Komunës së Rahovecit, veprimtarin e madh kombëtar, ushtarin e komandantin e UÇK-së, të nderuarin Smajl Latifi, në vizitë te Nënë Stana!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 5 Shkurt 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar përkrahjen e jashtëzakonshme…