Kryetari i KPM-së takohet me përgjegjësin për mediat në Vatikan
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Luan Latifi është pritur në takim nga Menichetti, përgjegjës për mediat në dikasterin e Vatikanit për komunikim.
Në takim është diskutuar për gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit dhe avancimin e raporteve mes këtyre dy institucioneve.
“Vatikani ёshtё i hapur ndaj çdo vendi. Çdo herë ka krijuar raporte të mira me vendet e ndryshme në fushën e mediave. Ne sot transmetojmë në platforma të ndryshme, pothuajse në gjithë botën, në 51 gjuhë të ndryshme, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe, andaj edhe ky takim për ne ёshtё një rëndësie të veçantë, kështu, në takimet e radhës, shpresojmë të flasim për projekte konkrete bashkëpunimi me interes të përbashkët”, ka thënë Menichetti.
Ndërsa kryetari Latifi ka shprehur gatishmërinë e KPM-së që të përpilohet një propozim – memorandum bashkëpunimi në mes të dy institucioneve.
Kryetari Latifi ka takuar në Vatikan edhe drejtorin e redaksisë në gjuhën shqipe, Dom David Gjugja.
Gjugja ka prezantuar historikun 71-vjeçar të emetimit të pa ndërprerë në gjuhën shqipe në Radio Vatikan.