Kryetari i KPMShCK-së, Jeton Koca po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi
13 prill 2023
| 14:55
Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK), Jeton Koca, i shoqëruar nga anëtarë tjerë të këtij këshilli po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Malit të Zi.
“Kryetari i këshillit, z. Jeton Koca, se bashku me anëtarin e këshillit z. Arben Mehmeti dhe sekretarin e përgjithshëm z. Bujar Sadiku, janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Malit të Zi”, ka njoftuar KPMShCK-ja.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni i KPMShCK-së është pritur edhe nga Marash Dukaj, ministër i Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Malit të Zi.
Qëllimi i vizitës është vendosja e bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave të ndërsjella në fushën e shërbimit civil.