Kryetari i KQZ-së: Moscertifikimi i Listës Serbe s’ka bazë ligjore

24 dhjetor 2024 | 12:21

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka thënë se moscertifikimi i Listës Serbe nga ky organ nuk ka bazë ligjore.

Radoniqi në një prononcim për “Klankosova.tv”, ka thënë se moscertifikimi nuk ka bazë ligjore, ndërsa sipas tij, certifikimi ka bazë ligjore pasi ka theksuar se aplikimi i Listës Serbe ka kaluar në filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike.

“Jo nuk ka bazë ligjore moscertifikimi, bazë ligjore ka certifikimi. Aplikimi i ka kaluar filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike dhe pas krejt verifikimeve ka konstatuar se është në rregull dhe ka rekomanduar certifikimin”, ka thënë Radoniqi.

Radoniqi ka thënë se çështjet që janë ngritur dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket Listës Serbe, janë çështje të organeve të drejtësisë dhe jo të KQZ-së.

Lista Serbe dje nuk është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, ku pro certifikimit ishte veç Radoniqi, ndërsa kundër ishin dy anëtarët e LV-së, teksa anëtarët e partive të tjera nuk kanë marrë pjesë në votim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e pavarur Democracy Plus (+D), përmes një analizë mbi…