Kryetari i KQZ-së pret në takim shefin e OSBE-së, flasin për zgjedhjet lokale
02 korrik 2021
| 11:59
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Në fillim të takimit, kryetari i KQZ-së, Radoniqi ka njoftuar ambasadorin Davenport lidhur me përgatitjet që po zhvillohen për organizimin e zgjedhjeve lokale 2021 dhe më ecurinë e përgjithshme të zbatimit të aktiviteteve të ndryshme zgjedhore.
Kryetari i KQZ-së ka falënderuar shefin e misionit të OSBE-së për ndihmën që kjo organizatë ka dhënë në fushën e zgjedhjeve dhe për KQZ-në.
Në anën tjetër, ambasadori Davenport ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e deritashëm dhe uroi sukses në organizimin e këtyre zgjedhjeve.