KRYETARI I KRYEQYTETIT DEKORON NËNË STANËN ME MIRËNJOHJE DHE HYJNESHA NË FRON
Kryetari i Kryeqytetit të Kosovës, i nderuari Përparim Rama, sot e ka nderuar Nënën e UÇK-së, Nënë Stanën, Nënën e luftëtarëve të lirisë, ushtarëve të UÇK-së Filip Gashi, Fatmir Gashi dhe Viktor Gashi!
Ai në një ceremoni solemne në ambientet e Komunës së Prishtinës, ia ka dorëzuar Mirënjohjen dhe statujën Hyjnesha në Fron, Nënë Stanës, Nënës së UÇK-së!
Në emër të njërit prej mbështetësve të mëdhenj të nderimit të padiskutueshëm të Nënë Stanës së UÇK-së, e falenderoj Kryetarin e Kryeqytetit, Bashkëshorten e Tij Znj. Kristale Rama, Drejtorin e Shërbimeve Publike, mikun tim Bekim Brestovci, por edhe tërë stafin që është angazhuar në nderim të Nënë Stanës!
Nderim e respekt Nënë Stanës!
Jetë të gjatë e të lumtur!
Gëzuar, Nënë Stana🇦🇱🥂!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 10 Janar 2025!