Kryetari i LDK-së Isa Mustafa përkujton Haki Imerin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka përkujtuar anëtarin e kryesisë së LDK-së në Skenderaj, Haki Imerin.
Ai ka thënë se LDK-ja do t’u jetë mirënjohëse të gjithë aktivistëve të cilën në rrethana dhe kohëra të vështira dhanë kontribut për Kosovën.
“Haki Imeri ishte një prej veprimtarëve i cili dha kontribut për çështjet kombëtare por gjithashtu si njohës i shumë gjuhëve të huaja, drejtpërdrejt raportoi në demaskimin e propagandës serbe antishqiptare, para medieve ndërkombëtare. Hakiu dha kontribut të veçantë në shtyllën e arsimit shqip dhe në pajtimin e gjaqeve bashkë me shumë intelektualë, ndër ta Anton Qetën dhe Idriz Rrecin. Lidhja Demokratike e Kosovës do të u jetë mirënjohëse të gjithë aktivistëve të cilën në rrethana dhe kohëra të vështira dhanë kontribut për Kosovën”, ka thënë kryetari Mustafa.
/Epoka e re/