Kryetari i LDK-së merr pjesë e përurimit të Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Pejë

27 qershor 2024 | 14:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kanë marrë pjesë në përurimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare 3.

“Kjo qendër, moderne në pamje e përmbajtje, do t’i mbulojë tre lagje të qytetit; ato Karagaq, Kapeshnicë e Zatra. Aty do të ofrohen shërbimet e mjekësisë familjare, të stomatologjisë, gjinekologjisë, vaksinimit sikurse dhe shërbimet laboratorike…Qendra është financuar, projektuar dhe ekzekutuar vetëm nga Komuna e Pejës, pa asnjë ndihmesë nga institucionet tjera”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në një…