Kryetari i LDK-së përkujton ish-kryetarin, Rugovën

02 dhjetor 2020 | 09:01

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 76-vjetorit të lindjes.

“Më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut lindi ikona dhe figura emblematike e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Ibrahim Rugova ishte një personalitet i rrallë i letërsisë, politikës dhe kulturës shqiptare. I shkolluar në Paris të Francës, ai u mishërua me vlerat perëndimore, idealin për liri e pavarësi prej të cilave ai asnjëherë nuk hoqi dorë.

Rugova është njeriu letrar dhe politik, një rast i rrallë në botë që me vizionin, dijen dhe përkushtimin e tij u rreshtua kah perëndimi duke fituar simpatinë dhe vëmendjen e botës demokratike për problemin, vuajtjen dhe persekutimin e popullit të Kosovës nën regjimin serb”, shkruhet në njoftimin e LDK-së.

“Sot, është nder për secilin ta kujtojmë figurën e Rugovës, themeluesin e LDK-së, Presidentin Historik të Kosovës, Gandin e Ballkanit, që me dijen dhe urtësinë arriti t’a fitoj simpatinë dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me emrin e Ibrahim Rugovës janë identifikuar të gjitha proceset historike të Kosovës, liria, demokracia dhe shtet-ndërtimi. Mjafton ta kujtojmë postulatin e tij: “Asgjë më pak se pavarësi”.

Arkitektin e pavarësisë do ta kujtojmë përherë si motiv për ta vazhduar rrugën e trasuar nga ai, forcimin e demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova”, shkruan LDK-ja.

Shkrimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 76 vjetorit të lindjes.“Më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut lindi ikona dhe figura emblematike e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova ishte një personalitet i rrallë i letërsisë, politikës dhe kulturës shqiptare. I shkolluar në Paris të Francës, ai u mishërua me vlerat perëndimore, idealin për liri e pavarësi prej të cilave ai asnjëherë nuk hoqi dorë. Rugova është njeriu letrar dhe politik, një rast i rrallë në botë që me vizionin, dijen dhe përkushtimin e tij u rreshtua kah perëndimi duke fituar simpatinë dhe vëmendjen e botës demokratike për problemin, vuajtjen dhe persekutimin e popullit të Kosovës nën regjimin serb.Sot, është nder për secilin ta kujtojmë figurën e Rugovës, themeluesin e LDK-së, Presidentin Historik të Kosovës, Gandin e Ballkanit, që me dijen dhe urtësinë arriti t’a fitoj simpatinë dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me emrin e Ibrahim Rugovës janë identifikuar të gjitha proceset historike të Kosovës, liria, demokracia dhe shtet-ndërtimi. Mjafton ta kujtojmë postulatin e tij: “Asgjë më pak se pavarësi”.Arkitektin e pavarësisë do ta kujtojmë përherë si motiv për ta vazhduar rrugën e trasuar nga ai, forcimin e demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e LV-së, Dimal Basha, ka kërkuar nga…