Kryetari i LDK-së përkujton veprimtarin Xhemail Mustafa

23 nëntor 2019 | 10:11

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarin Xhemail Mustafa në 19-vjetorin e vrasjes së tij.

Lideri i LDK-së ka thënë se Xhemail Mustafa ishte i veçantë, kishte guxim, ishte vizionar dhe punëtor. “Luftëtar i madh për çlirimin e Kosovës”.

“Me dhimbje dhe krenari përkujtojmë një prej figurave më të rëndësishme të lëvizjes politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot, kujtojmë bashkëpunëtorin e ngushtë të Presidentit Rugova, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicistin, shkrimtarin dhe veprimtarin e Kosovës, Xhemail Mustafa.

Xhemaili ishte i veçantë, kishte guxim, ishte vizionar dhe punëtor, luftëtar i madh për çlirimin e Kosovës”.

“Xhemail Mustafa, intelektuali i jashtëzakonshëm të cilin e humbi Kosova, fuqishëm luftoi ta artikuloj mesazhin për realizimin e ëndrrës për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor e ndërkombëtar për kauzën e Kosovës.

 Veprat e Xhemail Mustafës janë gjurmë e pashlyeshme e të kaluarës dhe të tashmës për të gjithë ne. Institucionet e Kosovës duhet të punojnë për zbardhjen e vrasjes së Xhemailit dhe shumë veprimtarëve tjerë, që padrejtësisht i ndalën së luftuari për ëndrrën e tyre dhe të gjithë neve, pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se periudha…