Kryetari i LDK-së përkujton Xhemail Mustafën, e quan zëdhënës të lirisë
Në 20-vjetorin e vrasjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar veprimtarin e kësaj partie, Xhemail Mustafa.
“Sot, bëhen 20 vjet nga vrasja makabre e njërit nga themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, intelektualit dhe shkrimtarit, Xhemail Mustafa. Xhemail Mustafa i takon plejadës së veprimtarëve që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për ta jetësuar ëndrrën shekullore për liri, shtet e pavarësi. Ky trinom ishte motivi që e mbajti gjallë punën dhe angazhimin e pashoq të njeriut të urtë e fjalëpakë, deri më datën 23 nëntor të vitit 2000, kur u qëllua për vdekje nga njerëz që iu pengonte angazhimi kombëtar i Xhemail Mustafës. Pas 20 vitesh, familja e intelektualit dhe e guximtarit, Xhemail Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, kërkojnë drejtësi dhe vënien e kriminelëve para gjyqit. Lavdi jetës dhe veprës së, Xhemail Mustafës!”, është thënë në deklaratën e Isa Mustafës.