Kryetari i LDK-së uron Pashkët: Kjo festë shënon ditën e ringjalljes së shpresës
04 prill 2021
| 12:01
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
“Të dashur qytetarë të besimit katolikë,
Kjo kremtë për të gjithë ju shënon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më sublime njerëzore. Kjo festë shënon ditën e ringjalljes së shpresës, prandaj ua uroj të gjithëve festën e Pashkëve”.
“Këto Pashkë, na gjejnë të gjithëve duke u përballur me pandeminë. Shpresa për një ditë të mirë do të na mbaj gjallë gjithmonë. Le të jetë kjo ditë e ringjalljes së besimit që shpejt do të jemi bashkë në çdo kremtë duke ia shtrirë dorën njëri – tjetrit për ta uruar.
Gëzuar për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urimin e Abdixhikut.