Kryetari i LDK-së viziton biznesin familjar të një gruaje: Politika t’u shërbejë bizneseve

10 maj 2023 | 16:46

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar një biznes familjar të ëmbëlsirave që ka të punësuara mbi 40 gra.

Abdixhiku ka thënë se kjo familje me punësimin e këtij numri të madh të grave, tregon një shembull të realizimit të ëndrrës në Kosovë.

“‘Dolcetto Vjosa’, biznes i ëmbëlsirave, i udhëhequr nga Vjosa e Virtyti dhe dy vajzat e tyre Rina e Jeta, është shembull i realizimit të ëndrrës kosovare. Të asaj ëndrre që të lejon të bësh punën që do, të punësosh të tjerë, e të mbash familjen tënde e plot të tjera me të”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Ai ka thënë se politika duhet t’u shërbejë bizneseve kosovare, pasi që janë shtyllat e përparimit tonë kombëtar.

“Bizneset kosovare janë shtyllat e përparimit tonë kombëtar. Politika duhet t’u shërbejë atyre. Jam në komunikim me ta sepse përtej politikave të thata, diskutimeve ngufatëse e polarizimeve të skajshme, ka një Kosovë që bën shumë dhe mundet edhe më shumë. Plani ynë ndaj sektorit privat është plan i partneritetit, i ndërtimit të vendit e i ndarjes së fryteve të këtij suksesi”, ka shkruar Abdixhiku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka raportohet se është i hapur për t’u larguar…