Kryetari i Leposaviqit del nga zyra, takohet me homologun nga Mitrovica e Veriut
Kryetari i Mitorvicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se të enjten ka pritur në vizitë kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili pas shumë kohëve ka dalë nga objekti komunalë.
Atiq ka thënë se kanë diskutuar për projektet që do t’i realizojnë vitin tjetër, ndonëse tashmë është paralajmëruar mbajtja e zgjedhjeve në komunat veriore.
“Kisha kënaqësinë e veçantë që sot ta pres për vizitë, kryetarin e Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi. Diskutuam për punët e realizuara në komunën e Mitrovicës Veriore dhe për projektet që do t’i realizojmë në vitin që po vjen. Zhvilluam diskutime për çështje me interes për qytetarët e të dyja komunave. Kryetarin Hetemi, e urova për angazhimin e tij në realizimin e projekteve për qytetarët e komunës së Leposaviqit”, ka shkruar Atiqi në “Facebook”.