Kryetari i Lëvizjes Besa priti në takim delegacionin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputetin Bastri Bajrami, ka pritur sot në Shkup delegacionin “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” me seli në Gjenevë të Zvicrës i udhëhequr nga veprimtari dhe njohësi i proceseve politike Bardhyl Mahmuti.
Kasami përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se me Bardhyl Mahmutin bashkëbiseduan për rolin e kësaj qendre në shoqërinë tonë, sensibilizimin e saj në opinionin e gjërë publik si dhe të institucioneve relevante shtetërore e ndërkombëtare lidhur me tragjedinë që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës.
“Bardhyl Mahmuti i shoqëruar nga Adnan Asllani dhe Isuf Sherifi më nderuan me vizitën e tyre në Shkup, duke ju premtuar që angazhimi im si politikan dhe si shqiptar mbi të gjitha dhe subjektit që unë përfaqësoj do të jetë në ruajtjen e historisë shqiptare dhe përballjen me të vërtetën për Sërbinë”.
“Gjenocidet në Kosovë kanë një emër, andaj edhe ndëshkimi për ta duhet të jetë jo më i vonuar por i merituar”, ka shkruar Kasami.