Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”: Hamasi në Palestinë është i njëjtë me Listën Serbe në Kosovë
06 nëntor 2023
| 11:37
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, dhe opozitari mediatik më i madh i Aleksandar Vuçiqit, Boban Bogdanoviq i cili është larguar përfundimisht nga Serbia, ka njoftuar se ka aplikuar për azil politik në Zvicër.
Ai këtë herë larg shtetit ku ka lindur e jetuar ka bërë një krahasim në mes organizatës Hamas dhe Listës Serbe që vepron në Kosovë me direktivat e shtetit serb.
Sipas Bogdanoviq këto dyja janë të njëjta.
“Hamasi në Palestinë është i njëjtë me Listën Serbe në Kosovë”, ka shkruar Bogdaoviq