Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë uron themeluesit e shoqatës “Jehona e Malësisë”
Kryetari i Lidhjes së Shqiptare në botë, Nazmi Jakurti, ka përgëzuar anëtarët e shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, me rastin e themelimit të saj.
Jakurti e vlerëson lartë këtë shoqatë me motiv të ruajtjes dhe kultivimit të trashëgimisë nacionale, edhe përtej oqeanit.
Urimi i tij i plotë:
Mesazh urimi me rastin e themelimit të Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, SHBA:
Të nderuar drejtues të shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan të SHBA-ve, më gëzoi shumë lajmi për themelimin e shoqatës tuaj! Vetë emri i shoqatës paralajmëron një qëllimin fisnik, daljen zot Malësisë kreshnike! Mosha e re e themeluesve të kësaj shoqate është ogur i mirë: Malësori i ka rrënjët thellë në tokën e të parëve dhe e ruan me xhelozi identitetin e vet, brez pas brezi, qoftë edhe përtej oqeanit! Edhe njëherë, ju urojmë suksese dhe shprehim gatishmërinë për bashkëpunim në temat me interes për kombin tonë!
Të fala, Nazmi Jakurti
Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë