Kryetari i Lipjanit viziton pacientët me Covid-19
08 dhjetor 2020
| 13:55
Kryetari i Komunës së Lipajnit, Imri Ahmeti, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë ku është duke u bërë furnizimi me inventarë të ri dhe pajisje të tjera të nevojshme për stafin mjekësor.
Kryetari Ahmeti po ashtu ka vizituar edhe hapësirat të cilat janë dedikuara për Covid-19, ku po trajtohen pacientët me Covid-19.
Pacient u shprehën shumë mirënjohës ndaj ndaj stafit mjekësor në Lipjan dhe angazhimet e Komunës së Lipjanit në këtë pandemi.
(Q.R / Epoka e re)