Kryetari i Londrës shpall urgjencën e koronavirusit në kryeqytetin britanik.
08 janar 2021
| 22:48
Kryetari i bashkisë, Sadiq Khan deklaroi se situata me koroanvirusin është jashtë kontrollit në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.
Sipas BBC, shkalla e infeksionit në Londër e ka tejkaluar shifrën prej 1,000 në 100 mijë banorë, bazuar në shifrat e fundit nga “Public Health England”.
Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare vlerësoi së fundmi se 1 në 30 londinezë ishte infektuar me COVID-19. Khan tha për BBC se shifra është 1 në 20 në disa pjesë të qytetit të Londrës./ (BalkanWeb)