Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA
Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në SHBA. Kastrati ka bërë të ditur se në New York është takur me anëtarin e Këshillit të Shtetit të New Yorkut, David Carr.
“Në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizitën zyrtare sot e nisa me një takim tejet miqësor e produktiv, me anëtarin e Këshillit të Shtetit të New Yorkut, z. David Carr.”, ka shkruar Kastrati.
Njoftimi i plotë i Kastratit:
Në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizitën zyrtare sot e nisa me një takim tejet miqësor e produktiv, me anëtarin e Këshillit të Shtetit të New Yorkut, z. David Carr.
Davic Carr është një nga zyrtarët e lartë të New Yorkut, që në vazhdimësi mbështet dhe bashkëpunon me komunitetin shqiptar në New York.
ShBA-të janë vendi më përkrahës i Kosovës dhe popullit shqiptar, dhe për këtë ne përjetësisht u jemi mirënjohës.