![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/90FA0E25-E8E5-4066-B841-B28767795170.jpeg)
Kryetari i Malishevës infektohet me Covid-19
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, është infektuar me Covid-19.
“Ju njoftoj se pas shfaqjes së disa problemeve shëndetësore, e kam bërë testin RT-PCR dhe kam rezultuar pozitiv me SARS CoV-2. Për shkak të kësaj, për dy javë do të jem në vetizolim. I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve”, ka thënë Begaj në një deklaratë për medie.
“Për çdo rast, kërkoj nga të gjithë ata që kanë pasur kontakt me mua në javën e fundit, të kenë kujdes dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku. Gjendjen e kam stabile dhe do të qëndroj në shtëpi në vetizolim”.
“Pavarësisht kësaj, kërkoj nga të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi nuk ka armë tjetër të luftimit përveç zbatimit të masave dhe kujdesit të shtuar”, ka thënë Begaj.