
Kryetari i Malishevës, Limajt: Fjala jote ka vlerë, peshë dhe ndikim
21 shkurt 2025
| 14:58
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka dalë i ka dalë në mbrojtje lideri të saj Famir Limajt, i cili është duke u kritikuar ashpër pasi mbrëmë ia “zgjati dorën” e bashkëpunimi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai ka thënë se fjala e Limajt ka vlerë dhe ndikim. Në këtë kontekst, ai ka thënë se është krenar që është në krah me Limajn.
“Fjala jote ka vlerë, ka peshë dhe ka impakt, kryetar Limaj, sepse vet personaliteti e rrugëtimi juaj jetësor është i tillë; çlirimtar me vlerë, lider me peshë, përherë unifikues e gjithmonë largpamës, si në luftë ashtu dhe në liri. Krenar me ty dhe krah teje sot e përherë, kryetar”, ka shkruar Kastrati në “Facebook”.