Kryetari i Malishevës: Sivjet jemi më pak të rrezikuar nga rriqrat

02 prill 2019 | 08:46

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se qytetarët e kësaj komune këtë vit janë më pak të rrezikuar nga rriqrat pasi janë marrë masat e duhura.

“Tani për tani jemi mirë në këtë drejtim edhe me angazhimin e nivelit komunal edhe atij shtetëror. Jemi në gatishmëri për ta luftuar këtë të keqe dhe gjithashtu janë minimizuar edhe rastet e pickimit. Tani ndihemi më mirë pasi që rriqrat janë edhe pa rrezikshmëri, njerëzit janë vetëdijësuar, ka pasur trajnime të nxënësve në të gjitha shkollat dhe thuajse ata janë në gjendje ta mbrojnë veten. Ne si komunë kemi ndarë 70 mijë euro për spërkatje dhe na ka ndihmuar edhe niveli qendror”, ka thënë Begaj.

Begaj në Sytë 7 të “Klan Kosova” s ka folur edhe për mundësinë e investimeve të bizneseve në komunën e Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po të pranonte Gjykata Themelore e Prishtinës kërkesën e Prokurorisë…