Kryetari i Malishevës takon përfaqësuesit e Bashkësisë Islame
07 dhjetor 2021
| 13:01
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Malishevë, të prirë nga kryetari, Sead Paqarizi.
Kastrati ka falënderuar përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Malishevë që në vazhdimësi kanë luajtur një rol të madh, duke qenë gjithnjë solidar karshi situatave nëpër të cilat kanë kaluar qytetarët tanë.
“Si kryetar i Malishevës, pa humbur kohë do të angazhohem në funksion të vazhdimit të marrëveshjes për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të cilët varrosen në territorin e komunës së Malishevës, si dhe për çështje tjera me interes për qytetarët tanë dhe Malishevën në përgjithësi”, ka thënë Kastrati.