Kryetari i Malishevës vazhdon të jetë i shtrirë në Infektivë, gjendja e tij është e rëndë

16 nëntor 2020 | 14:48

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, vazhdon të jetë i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e koronavirusit.

Megjithëse, ditëve të fundit ka parametra të përmirësimit, ai akoma po trajtohet me oksigjenoterapi dhe ka hyrë në ditën e 19-të prej kur është testuar për koronavirus.

Për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tij shëndetësore, “Express” ka kontaktuar me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ka njoftuar se ditëve të fundit kryetari Begaj ka përmirësime në shëndet.

“Fatkeqësisht gjendja ende paraqitet e rënduar e kryetarit, megjithëse 2-3 ditët e fundit ka parametra të përmirësimit, e ka një stabilitet më të madh sesa në ditët paraprake. Akoma po vazhdon trajtimi i tij në Klinikën Infektive në QKUK, po shpresojmë në më të mirën megjithëse sot është dita e 19-të prej kur kryetari është testuar për Covid-19. Është me oksigjen të vazhdueshëm”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të kërkojë masa më të…