Kryetari i Malishevës viziton dy fëmijët që i mbijetuan aksidentit në Podujevë

29 korrik 2022 | 15:44

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shkuar të premten në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, atje ku po trajtohen dy fëmijët e familjes Sopaj, që mbetën të lënduar në aksidentin tragjik në Podujevë, ndërsa prindërit e tyre kanë ndërruar jetë.

Kastrati u ka shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen që pësuan.

“Pas marrjes së informacionit se në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Sibovc të Podujevës, ku kanë humbur jetën dy qytetarë të Komunës së Malishevës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i shpreh ngushëllime familjes, për humbjen e madhe. Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për aksidentin me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy qytetarë tanë. E nderuara familje Sopaj, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër timin personal. Është humbje e madhe për të gjithë dhe ndajmë dhimbjen bashkë me ju në këto momente të vështira për ju si familje dhe për të gjithë Komunën e Malishevës”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Ndryshe, dy persona, burrë e grua kanë vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Viktimat ishin mërgimtarë. Ata ishin nisur nga Sllovenia për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e dytë…