Kryetari i Malishevës vlerëson rolin e KFOR-it në Kosovë
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, kolonelin Marco Javarone.
Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës, ky takim kishte karakter njoftues, pas marrjes së komandës për rajonin e perëndimit nga ana e këtij të fundit.
Kryetari Kastrati dhe koloneli Javarone, ka biseduar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit në mes të misionit të KFOR-it dhe Komunës së Malishevës, përderisa kryetari Kastrati, e ka njoftuar me rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës.
Kastrati e Javarone kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it në përgjithësi, e në veçanti me rajonin e perëndimit, në fusha me interes të përbashkët dhe u zotuan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.