Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ndan 100 euro shtesa për 2 mijë familje me asistencë social
15 shtator 2023
| 20:07
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se do të ndajë 100 euro shtesë për 2 mijë familje me asistencë sociale, raporton ‘Veriu’.
Ai ka thënë se është viti i dytë me radhë që po bëhet shpërndarje e shtesave për qytetarët në Mitrovicë.
Përndryshe, Bedri Hamza është në mandatin e parë të punës si Kryetar i Komunës në qytetin e Mitrovicës.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Për vitin e dytë me radhë, që nga fillimi i mandatit të Kryetarit të Komunës, po ndajmë 100 euro shtesë për mbi 2 mijë familje në asistencë sociale në qytetin tonë!
Bashkë për qytetarët dhe qytetin tonë!