Kryetari i Mitrovicës së veriut bojkotoi takimin me ambasadorin Hovenier, kërkon nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja që komuna të kyçet në sistemin kosovar të energjisë elektrike
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, ka kërkuar nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja që komuna respektive të kyçet në sistemin kosovar të energjisë elektrike.
Atiq këtë vendim e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, në kohën kur situata në veri është e tensionuar nga protestuesit serbë.
“Të nderuar qytetarë, sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë”, deklaroi ai.
I pari i Mitrovicës së Veriut tha që kërkoi nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja që ta njoftojnë atë për borxhin që duhet paguar institucioneve të Kosovës.
Atiq, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe bashkëpartiaku i tij, Lulzim Hetemi (i sapozgjedhuri kryetar i Leposaviqit) nuk i shkuan në takim ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Pjesë e këtij takimi ishin vetëm kryetarët e PDK-së në komunat veriore.