Kryetari i Nismës në Gjakovë merr pjesë në akademinë përkujtimore të heroit Shaban Gola
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, së bashku me anëtarë të kryesisë së kësaj partie, dega në Gjakovë, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore të 20-vjetorit të rënies së heroit të kombit, Shaban Gola.
Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se periudha më meritore është ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me flijimet dhe përpjekjet e gjithanshme të këtij populli, kurorëzoi me fitoren e lirisë.
“Andaj dëshmorët nuk duhet të harrohen, ata duhet të kujtohen dhe të mbesin në kujtesën tonë për të ecur tutje në rrugëtimin e forcimit të Republikës së Kosovës, për çka edhe u flijuan. Lavdi të gjithë dëshmorëve!”, ka shkruar Fazli Hoxha, kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë.
/Epoka e re/