Kryetari i Nismës në Gjakovë përkujton Abenë, Bedri Shalën, Elton Zherkën dhe Përmet Vulën
10 gusht 2019
| 14:04
Sot bëhen 21 vjet nga rënia heroike e Bekim Berishës-Abesë, Bedri Shalës, Elton Zherkës dhe Përmet Vulës.
Me këtë rast, kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se me trimërinë e tyre dhe me sakrificën e lartë që kishin për atdheun, ata e bënë edhe më të fortë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në misionin e saj të lirisë.
“Dëshmorët e kombit duhet të kujtohen përherë dhe do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të ardhmes së shtetit tonë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.