Kryetari i Nismës në Gjakovë pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”
15 shtator 2018
| 17:58
Sot ka filluar në gjithë territorin e vendit aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, u bë pjesë e këtij aksioni.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se një aksion i tillë duhet të gjejë përkrahjen e të gjithëve, në mënyrë që ambientin ku jetojmë ta kemi të pastër.
Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” do të zgjasë tre muaj.