Kryetari i Nismës në Gjakovë pjesë e delegacionit të komunës në vizitën dyditore në Sarandë
Një delegacion nga Komuna e Gjakovës, i udhëhequr nga kryetari i komunës, Ardian Gjini dhe në përbërje edhe të këshilltarëve komunal nga disa subjekte politike, po qëndrojmë për një vizitë dyditore në qytetin e Sarandës.
Pjesë e këtij delegacioni është edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në kuadër të kësaj vizite janë pritur në një takim nga kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka.
“Temë e këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërmjet dy komunave, konkretisht vazhdimi i procedurave të binjakëzimit në mes të Gjakovës dhe Sarandës”, ka shkruar Hoxha.
“Gjithashtu vizituam edhe disa institucione të trashëgimisë kulturore, si qytetin antik Butrinti, një pasuri e trashëgimisë së njerëzimit me monumente antike dhe objekte të ndryshme trashëgimisë kulturore”, ka shkruar kryetari i Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha.