Kryetari i Nismës në Gjakovë takon drejtorët komunalë që drejtohen nga ky subjekt politik

05 tetor 2020 | 11:35

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka takuar sot drejtorin e Punës Inspektuese në Komunën e Gjakovës, Edmon Dushi dhe drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Vehat Hoxhaj, drejtori këto që drejtohen nga Nisma Socialdemokrate.

Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se me të dy drejtorët ka diskutuar për punët dhe angazhimet në këta dy sektorë dhe rolin e Nismës Socialdemokrate në kuadër të përgjegjësive që ka në qeverisjen lokale në Gjakovë.

“Z. Dushi dhe z. Hoxhaj u urova suksese në angazhimet e tyre, që puna në këto drejtori të jetë në shërbim të qytetarëve të Gjakovës”, ka shkruar ai.

Hoxha ka theksuar se Nisma Socialdemokrate si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal është duke dhënë kontributin e saj për një qeverisje të suksesshme në të mirë të qytetarëve.

“Kosova si asnjëherë më parë, ka nevojë për një frymë të re politike socialdemokrate siç është Nisma Socialdemokrate”, ka shkruar kryetari degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për problemet me…